TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 12:50

Dy deputetë u tërhoqën nga gara e primareve, reagon Berisha: Kanë besimin tim të plotë! 

Shkruar nga Pamfleti

Dy deputetë u tërhoqën nga gara e primareve, reagon Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tërheqjes së dy deputetëve demokratë nga gara e primareve të PD.

Bëhet fjalë për Ferdinand Xhaferrajn dhe Helidon Bushatin të cilët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në garën e primareve.

Lidhur me këtë Berisha tha se këta dy deputetë dhe çdo deputet tjetër kanë besimin e plotë të tij për çdo iniciativë që ta marrin dhe se ai respekton vendimin e tyre për t’u tërhequr nga gara.

"Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim.

Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi.

Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi", u shpreh Berisha. 

Lini një Përgjigje