Sipas ljgit për pushtetin vendor, kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar më 10 dhjetor 2024, kur ai plotësoi 3 muaj mungesë në detyrë...
Megjithëse afati ligjor, i lënies së bashkisë pa kryetar dhe drejtim me nënkryetar është 3 muaj, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar kryetarin socialist të këshillit bashkiak dhe prefektin e Qarkut Kukës, të mos fillojnë procedurat për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tropojës.
Kryebashkiaku Rexh Byberi i zgjedhur më 14 maj 2023, u arrestua në datën 9 shtator 2024 nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me n/kryetarin e bashkisë.
Ndaj tij është marrë vendim penal, me masë “Arrest shtëpie”, ku vazhdon të jetë prej 5 muajsh; periudhë që ai nuk është paraqitur në detyrë dhe nuk mund ta ushtrojë dot detyrën deri kur Gjykata e Posaçme ta lirojë.
Por sipas ligjit për pushtetin vendor, nëse kryebashkiaku nuk paraqitet për 3 muaj pa ndërerje në detyrë, ai humbet mandatin, ndërsa bashkia, sipas afateve të Kodit Zgjedhor, kalon në zgjedhje të parakohëshm vetëm për kryetarin.
Më 10 dhjetor 2024, duhej të kishte nisur procedura për zëvendësimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tropojës, Rexh Byberi, por kryeministri Edi Rama nuk lejon të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.
Neni 61 i ligjit për pushtetin vendor, përcakton këtë detyrim për rastet e mbarimit të mandatit të kryebashkiakut: - Organizohen zgjedhjet e pjesshme vetëm për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”.
Ndërsa në nenin 62 të ligjit, thuhet: Kryetari i Bashkisë, shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në rastet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; kur dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata dhe kur vendos këshilli bashkiak, për mosparaqitje të tij 3 muaj të pa ndërprerë dhe vendimi i dërgohet kryeministrit nëpërmjet prefektit.
Por kryetari i këshillit Bashkiak të Tropojës, përfaqësues i PS-së, nuk po shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakut të arrestuar Rexh Byberi, ndërsa prefekti nuk e urdhëron të zbatojë ligjin, sepse të dy kanë marrë urdhër nga Babloku, që të mos bëhen zgjedhje për kryetarin e ri në Bashkine e Tropojës./Pamfleti
Lini një Përgjigje