Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish kreun e PD Sali Berisha, që javët e fundit e etiketon vazhdimisht si “bufi i kënetës”.
Rama ka postuar një video në Facebook që shfaq imazhin e bufit, shoqëruar me thirrjet e simpatizantëve të Berishës në sfond.
Më pas Rama shoqëron pamjet me thirrjen “thaje kënetën me votë”, ndërsa më pas ka vendosur linkun e KQZ për emigrantët shqiptarë që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Lini një Përgjigje