TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 21:24

"Duhet ndërhyrje ligjore", Alibeaj: Ka ardhur koha që Berisha të largohet nga PD me gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
"Duhet ndërhyrje ligjore", Alibeaj: Ka ardhur koha që
Enkelejd Alibeaj

Mund të ketë ardhur koha që ca elementë të munguar në organizimet e brendshme në bazë të statuteve të brendshme, të mund të injektohen fort edhe me ligj”.

Kështu u shpreh në studion e Enkelejd Alibeaj, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë largimin me ligj të kreut demokrat nga drejtimi i selisë blu.

Ligji i partive politike, nëse do të ketë edhe vullnet, do të duhet të vendosë fort ca rregulla në mënyrë që mbrojtja nëse s'ndodh brenda grupimit, të bëhet nga një dorë e jashtme, që mund të jenë gjykatat. Kështu e shoh”, u shpreh Alibeaj në A2 CNN.

Duke qenë se sot përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të PD-së, ku Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari nuk u pranuan të garonin, Alibeaj thekson se në këtë 30-vjeçar nuk ka pasur garë demokratike në partitë politike.

Në këtë 30 vjeçar të fundit kur kemi dalë në erën e ashtuquajtur të demokracisë nuk kanë bërë asgjë që në pjesën e organizimit të brendshëm të grupimeve kolektive të ashtuquajtura dhe vullnetare si janë partitë politike të injektojnë dhe në mënyrë të sforcuar ca momente, ca elementë të demokracisë, të meritokracisë, të garës, e me radhë. Ta pranojmë që rrënjët janë shumë më të thella sesa ky 30 vjeçar. Ndoshta testi i vërtetë i demokracisë prej shumë parametrave të tjerë që mund të matet do duhet matur më së pari edhe nëpërmjet këtyre ngjarjeve që ndodhin brenda partive politike”, tha ai.

pd alibeaj

1 Komente

  1. G
    Gentjan Fështi

    Berisha PD në e ka trashëgim nga Ramsi Aliaviç dhe nuk e dorëzon por ashtu si baca i ti shpirtëror Enver Hoxha do ti nxjerrë armiqtë jashtë partisë dhe kryetari deri në vdekje është pronë e Berishajve e askujt tjetër ashtu siç dhe mazhoranca e tanishme e uzurpuar nga Edvinoviç Ramsi ka ardhur koha të dalin nga politika tua lënë stafetën të rinjve me orientim Perëndimor jo Lindor

    Lini një Përgjigje