TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 22:22

“Do të zgjidhim çështjen e parkimit për Durrësin”, Igli Cara: Nxënësit nga fillorja deri në gjimnaz, transport publik falas

Shkruar nga Pamfleti

“Do të zgjidhim çështjen e parkimit për

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara është shprehur se qyteti bregdetarë ka nevojë për ndryshim.

Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Cara u shpreh se planifikon që transportin publik për nxënësit nga arsimi fillor, tek ai i mesëm, ta bëjë falas për ta, pasi do të kompensohet nga bashkia.

Siç kemi propozuar kartën e studentit që të jetë falas, për të gjithë nxënësit nuk ka rëndësi çfarë arsimi janë, 9-vjeçar apo gjimnaz, që do të shkojnë në shkollë dhe do të përdorin autobusin do të kompensohet nga bashkia, sepse është detyrim kushtetues dhe bashkia e ka detyrim të saj, që arsimi të jetë falas. Po të marrësh urban dhe të harxhosh një shumë totale lekësh nga buxheti i familjes, do të thotë se bashkia ka qenë larg vëmendjes së tyre. Edhe nxënësit që kryejnë gjimnazin në shkollat e Durrësit, duhet të kenë mundësinë që ta kenë transportin falas”, tha Cara.

Ai gjithashtu është shprehur se në Durrës, një problem mjaft i madh është parkingu. Sipas Carës, Durrësi një qytet turistik, nuk ka një parking nëntokësor, publik. Cara shtoi se me marrjen e drejtimin e bashkisë do të shohë mundësin për krijimin e parkingjeve nëntokësorë.  

Durrësi është i vetmi vend në botë, ku me 300 mijë banorë nuk ke një parking nëntokësor, ose një parking të dedikuar në zonën e plazhit, përveç parkimeve private. Është detyrim i bashkisë të sigurojë parkingje. Në plazh mund të ishin bërë shumë me 2-3 mijë poste parkimi. Kam folur më specialistë se si të krijojmë mundësi që të gjejmë vende ku të kemi parkingje nëntokësore dhe të mundshme. Për banorët e zonës duhet të theksoj se do të jetë gjithmonë pa pagesë, nuk ka pse të paguajnë, ndërsa për turistët si kudo në botë, do të ketë një tarifë se unë nuk di ndonjë vend turistik të botës ku parkingu të jetë pa pagesë. Kjo do të krijonte jo vetëm lehtësim të trafikut, por do të krijonte edhe të ardhura për bashkinë. Siç duhet të japë shërbimin bashkia, duhet edhe të krijojë të ardhura për të mbuluar këto shpenzime. Nuk mjafton vetëm të japësh me një dorë, por edhe të marrësh më dorën tjetër. Kjo sot nuk ekziston, nuk kemi kërkund një parking që të krijojë të ardhura për bashkinë”, u shpreh Igli Cara.

cara durrësi 14maji

Lini një Përgjigje