TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 20:20

Universiteti amerikan rrëzon alibitë: Belind Klëliçi u diplomua sipas normave, ka dalë me rezultate shumë të larta

Shkruar nga Pamfleti

Universiteti amerikan rrëzon alibitë: Belind Klëliçi u

Bien akuzat e socialistëve ndaj Belind Këlliçit sa i takon arsimit. Duke mos u kapur me fushatën apo programin, PS dhe mediat pranë saj u munduan të gërmojnë për shkollën e Këlliçit, pasi sipas tyre ai ka mbaruar shkollën e larët pa mbaruar shkollën e mesme.

Por Universiteti “Coppin” ku ka mbarur studimet Këlliçi ka reaguar duke sqaruar gjithçka. Universiteti amerikan bëri me dije se Belind Këlliçi është regjistruar në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe është diplomuar për Shkenca Menaxhimi në dhjetor të 2008-ës.

Universiteti Coppin thotë në përgjigjen për “Faktoje.al” se Këlliçi është diplomuar si student i shkëlqyer, me vlerësimin më të lartë.

Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare”, thotë në reagim Universiteti Coppin, Maryland, SHBA.

Pas këtij prononcimi reagoi vetë Këlliçi. “Ja e vërteta. Shpifësit do duhej të skuqeshin pak sot, në ditën e lirisë së medias”, shkruan ai.

kellici shkolla

Lini një Përgjigje