TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 20:07

“Mbesa e Beqir Ballukut u thotë shoqeve mua më pëlqen luksi”, Berisha sulmon Ballukun: Po gllabëron fondet e shtetit

Shkruar nga Pamfleti

“Mbesa e Beqir Ballukut u thotë shoqeve mua më pëlqen

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral të mbajtur sot në Përrenjas, ka akuzuar qeverinë se po shpërdoron fondet publike dhe taksat e qytetarëve.

Berisha akuzoi drejtpërdrejtë ministren Balluku, duke thënë se së bashku me kryeministrin Rama ndërtojnë rrugë në fushë me 24 milionë euro për kilometër në një kohë kur në Evropë ndërtohet me 3 milionë.

Ai shtoi më tej se Balluku u thotë shoqeve ta thërrasin Belinda Luksi pasi i pëlqen luksi, teksa shtoi se ministrja ka shpenzuar 220 mijë euro për luksin e zyrës së saj. Berisha vijoi denoncimin duke thënë se vetëm javën e fundit ajo ka shpërndare 400 milionë lekë të reja pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës, ndërsa shtoi se Rama e ngarkon këtë të fundit si “kryekujdestaren e votës së lirë”.

Buxheti i vitit 2022 ishte 5 miliardë euro, në vitin 2013 ishte 3 miliardë euro sepse kishim taksat në gjysmën e atyre që janë sot. Ku shkojnë sot paratë? Të gjitha vidhen. Deri në 90% e parave që shpallen për punë publike vidhen. Nuk ka vend në botë që të ndërtojë autostradën në fushë me 24 milionë euro. Gjermania, Austria, Suedi ndërtojnë me deri në 3 milionë euro, kurse Rama-Balluku ndërtojnë me 24 milionë euro dhe vjedhin. Ndërtojnë shkollat me 6 milionë euro në një kohë kur kushtojnë 700 mijë euro në Evropë. Kurrë nuk ka patur vendi pushtues që të vjedhë në mënyrë si këta. Janë lëshuar si lukuni për të blerë vota dhe në krye të kësaj qëndron Belinda Lluksi. Mbesa e Beqir Ballukut u thotë shoqeve mua më pëlqen lluksi dhe më thërrisni Belinda Lluksi. Përdori 220 mijë euro për lluksin e zyrës. Kur porosiste biftekun 1000 dollarë. Vetëm këtë javë ka shpërndarë Belinda Lluksi 400 milionë lekë të reja pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës dhe ai i cili, Edi Rama që u përmend gjyshërit ballistëve, ai e ngarkon këtë si kryekujdestaren e votës së lirë. Kjo do mbikëqyrë thotë”, u shpreh Berisha.

balluku berisha akuza

Lini një Përgjigje