TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 21:30

“Beteja s’është vetëm 14 maji”, Bushati replika me Berishën: Pa armë nuk mbrohet vota

Shkruar nga Pamfleti

“Beteja s’është vetëm 14 maji”, Bushati replika

Analisti Andi Bushati tha për “Now me Erla Mëhillin” se beteja për të rikthyer votën e lirë në Shqipëri nuk është për 14 majin, por është një betejë që mund të zgjasë edhe me vite.

Ai iu drejtua ish-kryeministrit Berisha duke thënë se vota e lirë nuk mbrohet veçse me armë.

14 maji është një stacion për të testuar rezistencën, jo për të shpallur fitoren. Pra, nëse arrihet të ketë një rezistencë, është një gjë për t’u duartrokitur, por për të shpallur fitoren e votës së lirë në Shqipëri më duket pak utopike”, u shpreh Bushati.

Ndërkohë Berisha ra dakord me të kur flitej për rivendosjen e votës së lirë si një proces, ndërsa shpjegoi se e shihte këtë si diçka të realizueshme. Berisha denoncoi faktin që sipas tij, punonjës të bashkive filmojnë qytetarët që marrin pjesë në takimet e tij në mënyrë që t’u bëjnë presion.

Ka një entuziazëm të qytetarëve që me ty veç idealeve nuk kanë lidhje tjetër. Në të gjitha sallat tona nuk ka asnjë pushtetar, janë qytetarë që vijnë, që në mënyrën më primitive, më vulgare dalin dhe i filmojnë punonjës të bashkisë vetëm për t’i frikësuar, që ti ke në punë, këtë ke atë. Nuk kisha parë gjë të tillë që nga vite 90, këta dilnin haptas, por njerëzit nuk pyesnin fare”, tha Berisha.

berisha bushati

Lini një Përgjigje