TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 22:11

Damka e korrupsionit/ Berisha luftë të dëshpëruar me “mullinjtë e erës”: Do padis edhe britanikët, Blinkenit nuk i ndahem

Shkruar nga Pamfleti

Damka e korrupsionit/ Berisha luftë të dëshpëruar me

Ndonëse nuk ja vari askush me padinë ndaj Blinken, ai po ndjek të njëjtën rrugë me britanikët. Berisha ka apeluar vendimin e shpalljes të padëshiruar, pasi Londra të jep mundësinë e apelimit. Ndërkohë që nëse nuk arrin gjë duket se do bëjë padi dhe në gjykatë...

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka nisur një luftë të dëshpëruar me “mullinjtë e erës” për të hequr damkën e korrupsionit. Britanikët dhe SHBA e kanë shpallur të padëshiruar dhe duke parë se nuk e çan dot rrethimin, ai i është rikthyer kësaj çështje duke lëvizur çdo gur, me shpresën se do ketë një tërheqje.

Berisha ka pajtuar një lobist në SHBA dhe sot ka folur për herë të parë për këtë çështje. Ai u justifikua se nuk ka pagur asnjë lekë, teksa deklaroi se përmes lobistit do të vërë në lëvizje Kongresin.

Unë e kam takuar Charlie Black dhe ja shpjegova. I bindur që nuk ka asnjë gjë më tha që unë do e marr përsipër “pro bono”, pra pa asnjë qindarkë. Sepse nuk mund të jetë një vendim i marrë ndaj një miku. Kjo do të thotë se Kongresi mund të hetojë edhe ata që kanë vendosur dhe për vetë Sali Berishën. Pra nuk është lobim. Ai thotë që është ndalur në mënyrë pandershme. Ai kërkon që Kongresi ta investigojë këtë çështje. Unë bëhem objekt i një hetimi nëse do Kongresi. Ligjin e ka bërë Kongresi. Unë nuk kam angazhuar lobim për të ma hequr. Nëse Kongresi e konstaton se u shkel ligji është punë e Kongresit. Gjykoj se Kongresi do hetojë dhe Berishën, them unë”, deklaroi ish-kryeministri në një emision.

Nga ana tjetër Berisha duket se ka ende shpresë se sekretari Blinken do i kërkojë falje. Kur u shpall i padëshiruar kërcënoi me padi dhe tani që ajo padi është mbuluar nga pluhuri, ai deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet ndaj Sekretarit të Shtetit.

Unë nuk e tërheq padinë. Unë nuk e bëra për armiqësi. Unë kam mbrojtur dinjitetin tim. Si emër ai është çështje e tij. Kam deklaratën tjetër unë, do ta padis atë deri në ditën e fundit të jetës sime. Nuk i ndahem. Ose të më kërkojë të falur. Ka një rregull në çështjen e nderit, po s’të kërkoi të falur, në gjykatë”, tha ai.

Por Berisha duket se nuk ka vënë mend. Ndonëse nuk ja vari askush me padinë ndaj Blinken, ai po ndjek të njëjtën rrugë me britanikët. Berisha ka apeluar vendimin e shpalljes të padëshiruar, pasi Londra të jep mundësinë e apelimit. Ndërkohë që nëse nuk arrin gjë duket se do bëjë padi dhe në gjykatë. Nuk kishin si të mungonin sulmet edhe ndaj ambasadorit britanik.

E pe sot ambasadorin britanik, se ka futur në qorrsokak çështjen dhe ka mashtruar. Nuk qëndron asgjë nga ato që thotë. Nxori Fation Dautin. Shkon nga ministri në ministri dhe thotë na jepni fakte se na ka hedhur Berisha në gjyq. Çfarë dinjteti ka ky që përfaqëson mbretin Charles dhe qeverinë britanike. Ata kanë dallim nga SHBA, kanë procedurë ligjore administrative që t'i të hysh në këtë kanal para se të shkosh në gjykatë, se dhe aty në gjykatë do shkoj unë”, tha ai.

Pra duket se pas mesazheve që i erdhën nga Escobar se sido që të shkojnë zgjedhjet Berishën nuk e njeh kush, ky i fundit ka nisur një tjetër lëvizje të dëshpëruar, të çajë rrethin e izolimit./Pamfleti

berisha blinken padi

Lini një Përgjigje