Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama është i pasigurtë dhe kërkon të çorientojë votuesit dhe t’i demotivojë ata për të mos votuar.
E ftuar në emisionin 'Open' në News24, Kryemadhi u shpreh se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka tre vëzhgues dhe shtoi se qytetarët nuk duhet që të shqetësohen për vjedhje votash, pasi kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Rama është i pasigurt, historia fokusohet tek teknalitetet. E rëndësishme është fleta e votimit. Ftoj gjithë qytetarët të votojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Po hyri fleta e votimi në kuti, nuk tjetërsohet. KQZ-së duhet t’i kërkojë llogari për votimin elektronik. Kjo është e rëndësishme në marrëdhënien me KQZ, pjesa tjetër është motivim i votuesit. Ne si koalicion kemi tre vëzhgues. PD ka rënë dakord për të marrë komisionarët, për të mos thënë dhe votuesit.”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje