
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sindikatat e punëtorëve në Tiranë.
Lapaj deklaroi se ka zhvilluar një marrëveshje bashkëpunimi me sindikatat dhe që lidhet drejtpërdrejtë me programin e tyre qeverisës. Gjatë fjalimit ai renditi disa pika të programit, në të cilin sipas tij do të fokusohet tek heqja e taksave për personat e dypunësuar dhe hapjen e grupeve të punës për zgjidhjen e shqetësimimeve të qytetarëve.
"Unë jam shumë i lumtur që kemi vendosur këtë marrëveshje bashkëpunimi me sindikatat i cili lidhet me programin tonë qeverisës. Ne duam që punonjësit të adresojnë problemet e tyre, të organizohet edhe sindikatat e punëdhënësve dhe zhvillimi i pagave dhe minimumit jetik për punëmarrësve. Dëshiroj të ketë ketë heqja e tatimeve për personat e dypunësuar dhe hapjen e grupeve të punës për shqetësimin e qytetarëve.Një tjetër pikë e programit tonë, është dy orët e fleksibilitetit në javë, ku punonjësi do të ketë dy orë të lirë. Shqipëria po zbraset sepse pronari fiton mbi 5 mijë euro, dhe qytetari detyrohet të emigrojë jashtë shtetit”, tha Lapaj
Gjatë fjalimit ai theksoi se gjatë qeverisjes së tyre pensionet do të rriten gjatë katër viteve të ardhshme dhe se taksa e biznesit së vogël do të ulet me 10 %.
“Shteti duhet të ndihmojë disa kategori në shërbim të qytetarëve. Si pershembull kursi i këmbimit të euros. Ne do të ulim taksa prej 10 % për biznesin e vogël dhe do të heqim taksën e shumëfishtë. Haka do shkojë tek punëtori. Unë do jem në krah të gjithë punëtorëve për t’i ndihmuar ata. Pensionet do të rritet në katër vitet e ardhshme me rreth 25%”, përfundoi ai
Lini një Përgjigje