TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 10:01

“7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne”, Rama ofendon sërish qytetarët: Njëri hedh gurin në lumë, gjysmakët e çyrykët futen për ta nxjerrë

Shkruar nga Pamfleti

“7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne”, Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” ka reaguar edhe për kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA. 

Rama ka ironizuar opozitën, teksa tha se 7x7 për të nuk bëjnë 6 milionë dollarë. Teksa u shpreh se akuzohet se me aq lekë ai pi një shishe vere, shtoi gjithashtu se askush nuk e di se çfarë bën ai në jetën private. Ai ka ofenduar sërish qytetarët teksa tha se me këto deklarata, njëri hedh gurin në lumë dhe ata që hidhen për ta nxjerrë janë të gjithë gjysmakë e çyrykë.

“Por janë se për mua dhe për ne 7x7 nuk bëjnë 6 milionë. Por për ty dhe për të gjithë ata që pijnë ujë kënete që në mëngjes dhe më pas e derdhin këtu nuk bën përshtypje 7x7 mund të bëjnë edhe 6 mld dhe nëse janë të kënetës për ju janë ok dhe më pas në mënyrën më të pacipë del ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë se mirë se s’ka ndonjë gjë kjo se kaq është x shishe verë që pi Rama.

Po ku di ai se çfarë bën Rama në jetën e tij private. Apo hedh njëri një gur në lum, dhe futen 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot. Në këtë rast gurin e hedh njëri dhe ata që hidhen për ta nxjerrë janë të gjithë gjysmakë e çyrykë”, tha Rama. 

Lini një Përgjigje