TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 08:52

Rezoluta e PD në PPE, Rama: Mal me broçkulla të dëgjuara dhe të përsëritura sa herë ka pasur zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e PD në PPE, Rama: Mal me broçkulla të dëgjuara

Kryeministri Rama ka folur në rubrikën e përjavshme “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai ka folur për rezolutën e miratuar ditën e djeshme në samitin e Partive Popullore Evropiane të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.

Rama u shpreh se dje u dëgjuan “boritë e para” të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit për Partinë Demokratike. Ai i ka cilësuar si një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje.

“Kemi disa gjera besoj për të filluar duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra dje, ra dje boria në mbledhje në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe s’dinë as ato çfarë të bëjnë dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin, blerja vote me leke dhe me kanabis, punësime elektorale dhe prokurorime favorizuese për mbështetësit e socialistëve, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetim kundër kandidatëve të opozitës.

D.m.th. një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se në ndërkohë kemi një strukturë të tërë, që është SPAK, që është në terren dhe është edhe në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve.

Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria”, tha Rama

Lini një Përgjigje