TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 22:58

‘Jemi të 3-ët në çdo qark”, Shehaj: Nuk bashkëpunoj as me PS as me PD, në 12 maj nisin pazaret

Shkruar nga Pamfleti

‘Jemi të 3-ët në çdo qark”, Shehaj: Nuk

Kryetari i “Mundësia”, Agron Shehaj, shprehet se partia e tij e ka mbështetjen më të madhe në Qarkun e Tiranës.

Sipas Shehajt, Partia Mundësia, është forca e tretë politike në të gjitha qarqet sipas sondazheve.

“Tirana është qarku ku kemi më shumë mbështetje, por një gjë është e sigurt. Ne jemi qartësisht forca politike e tretë në rang kombëtar. Në Tiranë po e po, me një diferencë shumë të madhe nga dy partitë e tjera të reja, por jemi parti e tretë pothuajse në të gjitha qarqet. Po flas sipas sondazhet. Të gjitha sondazhet fotografojnë këtë situatë, na nxjerrin forca e tretë në të gjithë Shqipërinë”, tha Shehaj.

I pyetur për një parashikim të mandateve që mund të marrë partia e tij në zgjedhje, Shehaj u përgjigj kështu.“Unë i qëndroj fakteve. Nuk më pëlqen të fluturoj. E vetmja parashikim që mund të bësh është në bazë të sondazheve. Po të shikosh sondazhet nëse na nxjerrin rreth 10%, fatkeqësisht sistemi elektoral nuk ka jep mundësinë të marrim 10% të mandateve, por mund të jetë një numër i përafërt. Më pak se 14. Flas mesatarisht“, tha ai. 

Teksa parashtroi ambiciet e forcës që udhëheq për 11 Majin, theksoi që në krye të herës së nuk do bashkëpunojë në asnjë rast me asnjë subjekt tjetër politik.

“Nuk synojmë të kushtëzojmë, nuk është qëllimi ynë të jemi team maker. Bashkëpunim me asnjë! Ne nuk bashkojmë votat me asnjë! Ne e dimë se ç’do ndodhë në datë 12, do fillojë pazari siç është bërë gjithmonë, ose me parti politike, me deputetë. Ka ndodhur dhe do ndodhë”, tha ai.

Po në rast se Partia Socialiste fiton sërish?

“Ne do jemi opozitë. Unë vetëm këtu kam dëgjuar, ca do të thotë të bashkohesh me opozitën. Secili bën opozitën e vet”, u përgjigj ai.

 

 

Lini një Përgjigje