TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 09:23

Sot 1 Maji, Presidenti Begaj: Nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Sot 1 Maji, Presidenti Begaj: Nderojmë dinjitetin e punës dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë  me punë të ndershme.

Përmes një kartoline në profilin zyrtar në facebook, Presidenti uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.

Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”, shkruan Presidenti Begaj.

Lini një Përgjigje