
Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit, ku nuk munguan as gafat.
Lodhja e fushatës dhe mosha duket se kanë dhënë efektin e tyre tek Berisha. Ndërsa nisi fjalën Berisha ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti, i cili aktualisht është kreu i qarkut të Elbasanit.
“I nderuar Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Beratit...! Më falni, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit...!”, tha Berisha teksa ngatërrohej me fjalët e tij duke mos e ditur se Alizoti nuk është më kandidat për zonën e Beratit, me një tjetër demencë politike.
Ndërkohë, Alizoti kërcënoi mazhorancën që të mos prekin demokratët duke iu drejtuar “juve do iu hamë të gjallë”.
“Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë”, u shpreh ai.
Alizoti iu drejtua duke thënë që të mos guxojnë të shkojnë natën nëpër shtëpitë e banorëve, ndërsa i kaloi fjalën Sali Berishës duke u shprehur “doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”.
Lini një Përgjigje