
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Elbasan, Tomor Alizoti ka paralajmëruar socialistët që të mos prekin demokratët duke iu drejtuar “juve do iu hamë të gjallë”.
Alizoti iu drejtua duke thënë që të mos guxojnë të shkojnë natën nëpër shtëpitë e banorëve, ndërsa i kaloi fjalën kreu të PD, Sali Berisha duke u shprehur: “doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”.
“Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni.
Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do ju hamë të gjallë.
Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha Alizoti.
Lini një Përgjigje