TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 12:34

"Do jenë të elektrifikuara!", Rama zbulon hekurudhat që do të ndërtohen në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
"Do jenë të elektrifikuara!", Rama zbulon hekurudhat që
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët sa i përket infrastrukturës në vend, është ndalur tek rrjeti hekurudhor, duke renditur një sërë projektesh në shqyrtim e në ndërtim e sipër në vend.

Shefi i qeverisë theksoi se do të nisë elektrifikimi i të gjithë Korridorit 8 në funksion të rrjetit të ri hekurudhor për Shqipërinë e 2030.

“Kemi dorëzuar projektin paraprak në ËBIF që shqyrton projektet dhe financon për llogari të BE-së, projektin e përzgjedhjes së gjurmës hekurudhore Shkodër-Gjakovë, pra Hekurudha Durrës-Prishtinë. Hekurudha Vorë-Hani Hotit është firmosur kontrata midis hekurudhës shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Hekurudha Rrogozhinë-Pogradec, është dorëzuar projekti final he pritet granti nga WBIF, hekurudha Durrës-Rrogozhinë është mbyllur faza e dytë e prokurimit. Ashtu sikundër është dorëzuar drafti paraprak për elektrifikim e gjithë Korridorit 8 në funksion të hekurudhës”, tha Rama.

Lini një Përgjigje