TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 11:52

Korrupsioni gëlon në të gjithë sektorët, Rama: Ka ngelur vetëm Kadastra

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsioni gëlon në të gjithë sektorët, Rama: Ka

Kryeministri Rama ka folur lidhur me luftën ndaj korrupsionit. Ai tha se lufta ndaj këtij fenomeni është luftë për modernizimin e shtetit.

Rama u shpreh se problemi më i madh në vend ka qenë korrupsioni në çdo hap, për çdo dokument, ndërsa deklaroi se sot ka mbetur vetëm një gur i fundit i këtij mozaiku, përfundimi i projektit të futjes së Kadastrës së këtë sistem të teknologjisë.

Kryeministri zotohet se i ka dhënë fund korrupsionit në çdo sektor, ndërsa sipas tij ka mbetur vetëm Kadastra.

“Lufta kundër korrupsionit është luftë për modernizimin e shtetit. Ajo që Shqipëria ka pasur problemin e vet më të madh ka qenë korrupsioni endemik në çdo hap për çdo gjë, për çdo dokument. Sot panorama është krejt tjetër dhe ka mbetur vetëm një gur i fundit i këtij mozaiku për ta mbyllur epokën otoname që është përfundimi i projektit të futjes së Kadastrës së këtë sistem të teknologjisë.

Në aspektin e shërbimeve publike vlerësimi është gjerësisht ndërkombëtar në të gjitha klasifikimet për rritjen e kapaciteteve në këtë drejtim do ta gjeni Shqipërisë në pjesët e sipërme të tabelave të klasifikimit. Për kuriozitetin tuaj, nga viti 2013 ku Shqipëria cilësohej në raportin e progresit me ecuri pozitive të moderuar. Sot kemi një ndryshim dhe një rritje të stadit, që thuhet të mirë. Kur merr këtë stad ti je në BE. Një gjë tjetër është që Shqipëria zuri vendin e parë në një konkurrim global për ekspertizën në lidhje me fushën e kibernetikës mes 108 shteteve pjesëmarrësve. Ajo që dua të bëj me dije se gjithë ky volum pune i bërë për të sotmen shoqërohet nga një volum pune që po bëhet për të ardhmen”, tha Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

Lini një Përgjigje