TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 11:45

Udhëheqësit e NATO-s dhe Trump vizitë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Udhëheqësit e NATO-s dhe Trump vizitë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama

Në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s, një organizim që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke shënuar ardhjen e liderëve botërorë në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot bilancin e vitit, ku është ndalur edhe te samiti i udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

Në vitin 2027, Rama tha se Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s, një organizim që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke shënuar ardhjen e liderëve botërorë në kryeqytet.

Kreu i qeverisë nënvizoi se në Tiranë do të vijë Presidenti i SHBA, në këtë rast Donald Trump dhe gjithë liderët e tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë. Ardhja e Presidentit të SHBA-ve dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë", tha Rama.

Rama njoftoi gjithashtu se deri në 2027 Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro nga BE.

“Së treti Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes KE, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes së BE në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një proces jo i lehtë për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të hyjë një element  i ri, i cili ka hyrë në fjalor si anëtarësimi gradua. Ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar të planit të rritjes ku nga sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 mld euro dhe kemi njëkohësisht dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen europiane në disa segmente të Europës së bashkuar”.

 

udhëheqësit e nato-s trump në tiranë në 2027

Lini një Përgjigje