TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2024, 16:53

Meta te "313", Partia e Lirisë e "djeg" në festën e fundvitit; Kryemadhi mungon

Shkruar nga Pamfleti

Meta te "313", Partia e Lirisë e "djeg" në

Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës. Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuara festën.

Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i partisë, Ilir Meta, nuk ishte pjesë e festës, pasi ndodhet në burg. Ish-presidenti i vendit ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, ndërsa akuzohet për veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.

Në pamjet e publikuara nga zv. Kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi. Nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës. Edhe deputetja e PL-së është nën hetim ndërsa GJKKO vendosi masën “detyrim paraqitje”.

SPAK deklaroi më parë se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 lidhur me aferën e njohur si CEZ-DIA, për privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura. Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje