TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2024, 10:40

Kërcimi i Gaz Bardhit dhe deputetëve me këngën për Berishën, ironizon Murrizi: U gëzova kur ju pashë, para pak ditësh na e bëtë gjakun ujë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcimi i Gaz Bardhit dhe deputetëve me këngën për

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar deputetët e PD, të cilët u shfaqën në një video duke kërcyer.

Grupi parlamentar organizoi një festë me rastin e Vitit të Ri, por ajo që bie në sy është se Gaz Bardhi dhe deputetët e tjerë kërcejnë me një këngë kushtuar Sali Berishës. Dhe murrizi nuk e ka kursyer ironinë.

Gëzuar festat deputetë të PD dhe u gëzova shumë që ju pashë të gëzuar e me shëndet, se para pak ditësh na e bëtë gjakun ujë e na trembët.

Të gëzosh, të festosh, të kërcesh e të këndosh nuk është e ndaluar e as “monopol” i atyre që janë në pushtet, por i gjithkujt dhe shumë mire bëni se ka mizgun që mendojnë se kur je në opozite je në Zi.

Por jo te gjithëve ju shkon ta kërceni këtë vallë në fakt!!!

Pas kësaj video tani kjo thirrja rimuese e tifozave kuq e zi nëpër stadiume: ‘O sa mirë me qen shqiptarë’, duhet të ndryshohet besoj???

Dhe duhet të bëhet: O sa mire me qen ………..”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje