TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2024, 21:53

"Shqipëria nuk është e prokurorëve dhe gjyqtarëve"/ Basha nxjerr blof Ramën: Ti je koka e korrupsionit!

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëria nuk është e prokurorëve dhe

Kreu i ‘demokratëve euroatlantik’, Lulzim Basha ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Rama për VOA-n. Ai ka postuar një video me deklaratat e mëparshme të Ramës, i cili shprehej se “Shqipëria nuk është republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

Basha shprehet se Edi Rama është arkitekti i korrupsionit qeveritar dhe personi që ka minuar drejtësinë në Shqipëri.

Ai e cilëson Ramën si përgjegjës për lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, amnistimin e të korruptuarve dhe pengimin e reformave ligjore.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur, jo për atë që e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare”, deklaroi ai.

Sipas Bashës, vendi meriton ndryshim dhe një qeverisje të ndershme.

“Siç thotë populli, peshku qelbet nga koka dhe koka e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë është vetë Edi Rama.

Amnistuesi i të korruptuarve të dënuar nga GJKKO-ja, njeriu që ka përdorur krimin e organizuar për zgjedhjet, dhe i ka dorëzuar pushtetin krimit, ai që ka mbrojtur çdo qeveritar të zhytur në korrupsion dhe të lidhur me krimin,  penguesi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është minuesi i  Drejtësisë, të cilën ka kërkuar ta kapë dhe ta sabotojë në çdo hap, dhe jo ai, që siç pretendon, po i jep fund pandëshkueshmërisë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur. Këtë nuk e bën dot arkitekti i korrupsionit qeveritar që u tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve “noc rrokun”, dhe e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare”, shkruan Basha.

Lini një Përgjigje