TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 12:37

Rama për tunelin e Murrizit: Na ka goditur fort syri i keq

Shkruar nga Pamfleti
Rama për tunelin e Murrizit: Na ka goditur fort syri i keq
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe, tunelin e Murrizit.

Ai u shpreh se gjeologjia e tunelit nuk i ka ndihmuar punimet, por shtoi se në pranverë pritet të kalojnë automjetet e para.

“Një pikë kyçe ku na goditur fort syri i keq, tuneli i Murrizit, gjeologjia. Aty po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji e cila faktikisht solli një surprizë në këtë rast, e hidhur. E gjithë ajo punë kolosale po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti. Pse? Sepse po bëhet me PPP. Kjo është. Kur PPP bëhet siç duhet, barra ndahet. Atë surprizën gjeologjike e përballon kompania, jo buxheti. Shpresoj shumë që në pranverë, por s’dua të flas shumë, se aty na kanë parë sytë vërtetë vështirësi të mëdha, të hapet edhe ai”, u shpreh Rama.

edi rama tuneli i murrizit

Lini një Përgjigje