TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 07:22

Deputeti demokrat: Emrat që PD mund t’i vërë përballë Manastirliut

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti demokrat: Emrat që PD mund t’i vërë
Deputeti Luan Baçi

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, një javë më parë në Asamblenë socialiste prezantoi Ogerta Manistirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, po PD e ka një emër sot.

I ftuar në studion e "Quo Vadis",  deputeti Luan Baçi u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj se cilët janë tre emrat që qarkullojnë në PD se mund të vihen përballë Manastirliut?

Baçi tha se demokratët kanë shumë emra, por më i rëndësishëm se emri aktualisht është e nevojshme sigurimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kë keni ju kandidatin më të mrië ëpr të garuar ëprballë Manastirliut?

PD duhet të punojë fort që të kei zgjedhje të lria dhe të dnershme, pa këtë është e kotë të mendosh për emra kandidatësh. E dyta burimet njerëzore të PD janë të pafund.

Borakaj: Tre emra që janë shumë të mirë?

Baçi: Unë nuk kam emra konkretë.

Lita: A ka menduar ndonjëherë PD të kandidojë një figurë jopolitike?

Baçi: Po ka disa. Pse keni harruar që PD ka kandiduar Halim Kosovën, ka qenë një figurat më të mira, një emër i madh në Tiranë.

Borakaj: A rrezikojnë sabotimin këta emrat që vijnë nga jashtë?

Baçi: PD asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur. Unë mendoj që duhet një emër gjithpërfshirës.

emrat që pd mund t’i vërë përballë manastirliut

Lini një Përgjigje