TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 22:21

Berisha akuza Ramës për ndasi krahinore: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, ai e ndëshkon!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ramës për ndasi krahinore: Veriu jep miliarda në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama po e diskriminon veriun e vendit. Sipas Berishës, veriu prodhon më shumë para çdo vit për buxhetin e shtetit, por nuk merr aq shumë investime sa jugu.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se shembja e bujtinave në Theth është një nga faktet që tregon diskriminimin e Ramës për Veriun.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha: Qëndrimi armiqësor i Edi Ramës ndaj banorëve të veriut është motiv ndaj çdo lloj reagimi kundër tij. Veriu është kontribuesi kryesor në buxhetin e shtetit. Kaskada e veriut që jep miliarda në buxhet, Rruga e Kombit që jep miliona në buxhet çdo vit. Hajde t’i llogarisim. Veriu… shkoi ky në mënyrën më kriminale, shkoi në Theth e u tha: “Më jepni votën, thirrni djemtë e rinj ku janë,” dhe pastaj shkoi u prishi 100 objekte…

Fevziu: Ishin pa leje.

Berisha: Absolutisht ishin në tokë të askujt tjetër përveçse në tokë të tyre. Para Kishës nuk ishin. Kisha ka rrethimin e vet. Toka e Kishës është e Kishës dhe s’jau ka prekur kush një pëllëmbë. Mes të tjerash, Berisha deklaroi se edhe Serbia është vend më demokratik se Shqipëria, pasi, sipas tij, Aleksandar Vuçiç nuk kontrollon 98% të institucioneve, sikurse bën Edi Rama, sipas tij. Por sipas Berishës, arsyeja pse shoqëria nuk ngrihet është sepse Rama ka mbjellë frikë tek ata.

Berisha: Serbia është më demokratike se Shqipëria. Sepse nuk ka Vuçiçi 98% të pushtetit, siç e ka Edi Rama. Nuk e ka. Sepse institucionet nuk i kontrollon, siç i kontrollon Edi Rama. Nuk kontrollon disa nga institucionet. Kurse ky ka nga 220 mijë rrogëtarë të shtetit, nga Bajrami te sanitarja e institucionit, janë të zgjedhur të tij. Nuk është kështu. Nuk kontrollon Vuçiçi si këtu 90% të mediave. Pothuajse çdo gjë, edhe titujt e gazetave i vë vetë.

Berisha: Ku iku ai i parukeve, ai me Erion Veliajn. Fuga? Ku shkoi ai? Iku se kishte dosje. E thirrën edhe iku.

Fevziu: Puna e tij se ku ikën.

Berisha: Edhe editorialet i dikton qeveria në Shqipëri.

Fevziu: Pse nuk ngrihet shoqëria shqiptare?

Berisha: Shoqëria ndodhet në një frikë të madhe. Ai ka mbjellë frikën. Por do zgjohet. Së shpejti…

Fevziu: A shihni ju ndonjë defekt te vetë opozita?

Berisha: Jo një, por me dhjetëra. Por kjo nuk është përgjegjëse për farsën. Se nuk është opozita që përdor buxhetin e shtetit për të blerë vota. Nuk është opozita ajo që shpërndan te fermerët gjatë fushatës 240 milionë euro. Nuk është opozita që u jep 100 euro pensionistëve.

Fevziu: I ka vdekur nervi kësaj shoqërie apo jeni ju të paaftë?

Berisha: Idealet nuk vdesin kurrë!

Lini një Përgjigje