TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 22:59

Berisha nuk ka ndërmend të ikë nga politika: Do të rikandidoj për kreun e PD

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk ka ndërmend të ikë nga politika: Do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet e ardhshme brenda forcës politike që ai drejton. I pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të rikandidojë për kryetar të PD-së, Berisha u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Blendi Fevziu: A do të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme?

Sali Berisha: Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Jemi në farsë.

Blendi Fevziu: Pra, do të rikandidosh sërish?

Sali Berisha: Absolutisht do të rikandidoj.

Blendi Fevziu: A nuk mendoni se ka ardhur koha që të ketë përfaqësues më të ri që të kandidojë dhe ju mund të mbeteni si supervisor, si kryetar nderi?

Sali Berisha: Nuk funksionojnë partitë me supervizor. Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.

Blendi Fevziu: Pra, ju do të paraqiteni në zgjedhjet e ardhshme për një mandat tjetër?

Sali Berisha: Po, padiskutim. Natyrisht me të gjithë anëtarësinë.

Zgjedhjet brenda PD-së në 2026 vijnë në një moment kritik për opozitën shqiptare, me debate të brendshme për drejtimin e partisë, garën për lidershipin dhe mënyrën se si do të përcaktohet e ardhmja politike e PD-së.

 

Lini një Përgjigje