TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2024, 21:07

Deputeti Dashnor Sula publikon videon: Pazare të frikshme Rama-Basha për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti Dashnor Sula publikon videon: Pazare të frikshme Rama-Basha

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar lidhur me Reformën Zgjedhore duke akuzuar se po bëhet Pazar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sula ka publikuar një pjesë të një interviste të Bledi Çuçit, në të cilën bazohet duke thënë se marrëveshja e denoncuar që në 2022 vijon ende.

Sipas deputetit demokrat Basha jep votat për të prekur kushtetutën me propagandimin se do marrë sistemin me 1 zonë zgjedhore, ndërsa Edi Rama merr primin.

Sula flet edhe për kërkesën e opozitës për të ndryshuar bashkëkryetarin e reformës zgjedhore.

“Ata që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë kërkojnë të mbajnë me dhunë atë post, ndërkohë mazhoranca e cila do të emërojë opozitën me të cilën bën pazaret, refuzon vullnetin e 50 deputetëve”, thotë Sula.

Sipas deputetit demokrat mes Ramës e Bashës vijon marrëveshja e 17 majit.

Sula denoncon se me pazarin që po bëhet me Bashën, do të çimentohet pushteti i Ramës.

“Një marrëveshje okulte e denoncuar që në 2022, duket se nuk paska ikur kurrë. Pazari që konfirmon z.Çuçi është: Basha jep votat për të prekur kushtetutën me propagandimin se do marrë sistemin me 1 zonë zgjedhore, ndërsa Edi Rama merr PRIMIN.

Primi është sistemi që i jep mandatet e nevojshme partisë e cila del e para me numër votash në zgjedhje për të bërë qeverinë.

Kjo është e rrezikshme dhe kërcënuese për demokracinë. Ne shënojmë çdo vit rënie të nivelit të demokracisë. Megjithatë dy shokët e 17 Majit nuk mjaftohen me kaq.

Duan çimentimin e pushtetit të kësaj mazhorance dhe opozita të mbesë gjithnjë në opozitë e L.B të nxjerrë veten e tij deputet.

Në 2020 me gabimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve u hoqën koalicionet, ndërsa tashmë sërish me kontributin e tij do të vulos Edi Rama përjetësisht në pushtet”, shkruan Sula në reagimin e tij.

dashnor sula lulzim basha

Lini një Përgjigje