TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2024, 19:24

Dashamir Shehi kundër bashkimit të opozitës: Në zgjedhjet e ardhshme do hyjmë vetëm

Shkruar nga Pamfleti

Dashamir Shehi kundër bashkimit të opozitës: Në zgjedhjet e

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë e vetme dhenuk do të bashkohet nën siglën e Partisë Demokratike.

Shehi ka folur edhe për bashkimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën duke u shprehur kundër.

Ai madje ka ftuar të gjithë opozitarët e tjerë që t’i bashkohen për të ndërtuar një rrugë të re në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk jam as me Bashën e as me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Shpresoj të dale një grup i ri. Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu, 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë kolegëve”, ka thënë Shehi.

Kreu I LZHK-së tha se në 2025-ën partia e tij do të garojë më vete.

Ai më tej vijoi duke thënë se të gjithë të pakënaqurit do t’I drejtohen opozitarëve.

Sipas Shehit pas përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme situate do të jetë më e qartë.

“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë, do vijnë te ne”, ka thënë Shehi në Report Tv.

dashamir shehi opozita

Lini një Përgjigje