TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2024, 18:35

“Shyqyr vdiq babai e liroi krevatin”, Murrizi skeptik për bashkimin e PD: U bë për interesat personale të disa personave!

Shkruar nga Pamfleti

“Shyqyr vdiq babai e liroi krevatin”, Murrizi skeptik për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi është shprehur skeptik për bashkimin e grupit të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Murrizi tha se nuk besonte shumë në bashkimin e dy grupimeve, pasi sipas tij, është një bashkim për promovime personash të caktuar.

Më tej ish deputeti demokrat theksoi se kjo marrëveshje po bëhet për shkak se Berisha ndodhet në arrest shtëpi dhe autorët e bashkimit mendojnë të arrijnë përfitime personale në kurriz të këtij të fundit.

Unë thashë ta filloj nga të kesh qejf ti. Unë jam skeptik te bashkimi, sepse bashkim për të dhënë kontribute hajde bujrum, por bashkim për promovime, kjo më duket… Ne në Myzeqe themi ‘vdiq baba, shyqyr që lëshoi krevatin’. Flasim për vdekje politike.

Pra shyqyr që u arrestua Berisha që nuk del prej 50 ditësh që të vijë në zyrë e të ketë kontakte. Pra gjithë kjo harmoni, gjithë kjo dashuri. Mirëpo partia është një karton i vogël, nuk është metropol, nuk është Shangai.

Që ky katundi i vogël nuk ka nevojë që vëllezërit e një kryefamiljari të fortë kanë shkuar si qenë me njëri-tjetrin dhe pas ikjes së tij, nuk ka nevojë të tregojnë që e kanë dashur fortë edhe këtë edhe shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, sepse do të rikthehet ky burri ndoshta dhe do të shkojnë në origjinë pastaj prap”, tha Murrizi.

murrizi

Lini një Përgjigje