TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2024, 14:27

Vizita e Antony Blinken në Tiranë, Gjekmarkaj: Takimi me Dumanin do t’i japë zemër SPAK-ut të veprojë kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Antony Blinken në Tiranë, Gjekmarkaj: Takimi me Dumanin do

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë duke e konsideruar “një moment pozitiv”, teksa shton se është i mirëpritur nga shqiptarët.

Gjekmarkaj u shpreh se nëse Blinken do të takohet me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, do t’i japë zemër SPAK të veprojë kundër qeverisë.

Ai shtoi se opozita nuk e rrezikon SPAK, por pushteti absolut, i cili sipas tij, mund të shndërrohet në armikun e Prokurorisë së Posaçme.

“Mendoj që çdo zyrtar që vjen nga SHBA është i mirëpritur dhe duartrokitur nga shqiptarët. Vizitën e Blinken e shoh si moment pozitiv për Shqipërinë dhe çdo koment do të ishte i tepërt.

Nuk e di axhendën e Blinken, nëse do të takojë Dumanin do ti japë zemër SPAK të veprojë kundër qeverisë dhe ta mbrojë nga qeveria. Nuk është opozita që e rrezikon SPAK por pushteti i cili është absolut që mund të shndërrohet në armikun e tij. Nëse kjo ndodh, ka informacion që ka presion mbi SPAK”, tha Gjekmarkaj për “Panorama”.

Lini një Përgjigje