
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore, që sipas tij është i paqartë, pasi po bëhet një lojë për të lënë jashtë tryezës opozitën reale.
Gjekmarkaj u shpreh se mund t’i jepet mundësi opozitës që të krijojë precedentin e primit, që sipas tij do të ishte shumë e frikshme dhe një atentat ndaj demokracisë në Shqipëri.
“Një parti e cila merr një votë më shumë mund të marrë 10 mandate apo më tepër. Kjo do të ishte diçka e frikshme, do të ishte atentat i madh që i bëhet demokracisë në Shqipëri dhe kërkon vëmendje të madhe politike, pse jo edhe reagim qytetar që do të fillojë në pritësen e 20 shkurtit.
Deri tani reformën zgjedhore e rrethon një paqartësi e plotë për faktin se po bëhet një lojë, po lihet jashtë tryezës kundërshtari real politik në mënyrë që mund të kenë përballë ata që mund të përfitojnë disa gjëra të vogla në dëm të opozitës dhe PD dhe në tërësi të vendit dhe ti japin mundësi qeverisë të bëjë ç’të dojë ndoshta krijuar edhe precedentin e primit, mesa dëgjova zotin Çuçi që e hodhi si ide. Një parti e cila merr një votë më shumë mund të marrë 10 mandate apo më tepër. Kjo do të ishte diçka e frikshme, do të ishte atentat i madh që i bëhet demokracisë në Shqipëri dhe kërkon vëmendje të madhe politike, pse jo edhe reagim qytetar që do të fillojë në pritësen e 20 shkurtit”, tha Gjekmarkaj për “Panorama”.
Lini një Përgjigje