
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend nga opozita.
Braçe ka kërkuar të merren masa, ndërsa tha se goditja me sende ndaj kryetares së Kuvendit në atë mënyrë, rrezikon jetën.
Braçe tha gjithashtu se demokratët kanë marrë jetë në mes të bulevardit dhe sipas tij nuk llogarisin asgjë.
“Goditja e kryetares në atë farë mënyre rrezikon jetë. Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare. Të qëllosh me sende të atij lloji rrezikon jetën e njerëzve.
Vënia në rrezik i jetës së njerëzve brenda sallës së kuvendit është mesazhi më i poshtër. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Ç’kuptim ka të ndëshkohen ata jashtë salle dhe të dhuna të dominojë në këtë sallë”, tha Braçe.
Lini një Përgjigje