TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 21:32

Deklaratat e Bashës për aksionin opozitar, Bardhi: S’mund të japë leksione demokracie njeriu që dogji mandatet!

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Bashës për aksionin opozitar, Bardhi: S’mund

Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita dhe aksionin në parlament.

Në emisionin “Opinion”, teksa theksoi se aksioni do të vijojë pasi është e vetmja rrugë pasi mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës.

Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën lidhur me qëndrimin e tij për aksionin opozitar në parlament.

Basha nuk është opozita, mund të jetë një segment i vogël brenda opozitës. Ka kryer disa veprime që bien ndesh me opozitën dhe ndërmerr akte kundër opozitës. Me Bashën nuk mund të portretizosh opozitën. Këtë leksionin e demokracisë na i jep njeriu që dogji mandatet. Ishte një vendim që u mor nga kryetari i partisë, që ia propozoi strukturave të partisë. Aksioni i opozitës nuk po ndodh për herë të parë, ajo që po ndodh për herë të parë është mbyllja e dyerve të institucioneve për opozitën. Të drejtat që na i garanton Kushtetuta, i mbylli dyert mazhoranca”, tha Bardhi.

bardhi basha

Lini një Përgjigje