
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, teksa ka folur për reformën zgjedhore tha se fokusi duhet të jetë te kryeministri Edi Rama. Ai shprehet se kërkesa e mazhorancës për ta ftuar presidentin dhe duke mos i dhënë fjalën ishte një grackë e mazhorancës.
“Personalisht jemi në politikë dhe shërbim të interesit publik, nuk është as një humbje as një fitore për PD. Presidenti është në rolin e vet kushtetues. E shoh më shumë një çështje që duhet zgjidhur mes politikës. Është një krizë që zgjidhet me marrëveshje politike. Nuk duhet ta vendosim fokusin te presidenti i Republikës”, tha Salianji.
Pse ju drejtuat Presidentit?
“Unë po them qëndrimin tim, nuk kam qenë në mbledhje. Zhvendosja e foksit nga Edi Rama nuk është e drejtë. Si përfundim, një zamallahi në gotë ujë, mazhoranca e ka fuqinë ta rikthejë prap ligjin. Në argumentet e presidentit po thotë atë që themi ne. Ishte një përpjekje për ti dhënë mundësi krizës, për të negociuar në këtë vendimmarrje. Kërkesa e mazhorancës për ta ftuar presidentin dhe mos i dhënë fjalën ishte një grackë e mazhorancës. Jemi në kushtet e regjimi, të gjitha institucionet janë të kontrolluara nga regjimi. PD dhe opozita është në përballje me regjimin. Ka dhënë argumentet e veta, Presidenti e sheh nga ana formale”, u shpreh Salianji për “TCH”.
Lini një Përgjigje