TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 20:41

Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe miraton buxhetin, 2 këshilltarë të Berishës bashkojnë votat me PS

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe miraton buxhetin, 2

Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe ka miratuar buxhetin për vitin 2024.

Nga 16 vota që ishin të nevojshme për miratimin, buxheti është miratuar me 25 vota në total, mes të cilave edhe votat e përfaqësuesve të djathtë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që këtë herë tejkaluan dallimet politike mes palëve dhe dhanë dakordësinë për buxhetin e qytetarëve.

Në total kanë qenë 25 vota pro dhe 4 kundër, konkretisht nga 31 këshilltarë të kësaj bashkie, u votua si në vijim, 6 vota pro të PS, 8 vota PSD, 2 vota pro nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ si dhe 9 vota pro nga partitë e vogla që janë pjesë e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe. 4 votat kundër kanë ardhur nga anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike. Ndërsa 2 këshilltarë bashkiakë nuk ishin të pranishëm në mbledhje.

Lini një Përgjigje