
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula e ka quajtur si aspak normal konfliktin e ndodhur në Komisionin e Medias.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kolegët e tij demokrat nuk mund të pranojnë që thjesht të marrin rrogën kot. Sipas tij, është në të mirën e vendit që në kuvend ka njerëz rebel, të cilët përpiqen të ndryshojnë diçka.
“Shyqyr që ka ca burra dhe ca gra “trazovaç”, mund të na quajnë edhe njerëz rebel, që të bëjnë diçka të tillë se bota kështu është ndërtuar miku im”, tha deputeti i PD.
Ndërkohë ai deklaroi se do të ishte turp nëse për konfliktin e ndodhur mes Flutura Açkës, Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, në Komisionin e Medias, sekretariati i etikës do të merrte masë ndëshkimore përjashtim me 60 ditë.
“Është turp njëherë, me dorë nuk e ka prekur njeri. Ia hoqën mikrofonin. Sjellja nuk është normale pa diskutim, por s’mund të zgjedhim unë dhe kolegët e mi që të marrim rrogën e të ikim në shtëpi”, tha deputeti Sula.
Lini një Përgjigje