TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 11:05

“Debatet në Kuvend, teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të zhdukur partitë e reja

Shkruar nga Pamfleti

“Debatet në Kuvend, teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi nga jashtë Kuvendit se PS dhe PD kanë rënë dakord që të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të partive të reja.

Ai tha se se gjithçka që bën tjetër PD, se gjoja është kundër qeverisë, është farsë.

“Opozita dhe mazhoranca ditën e hënë kanë rënë dakord që të ndryshojnë kushtetuën, partitë reja, të zhdukin alternativat e reja. E bënë këtë seancë, një farsë. Të hënën ranë dakord, e sot bëjnë sikur zihen. Interesi i qytetarëve, beteja e madhe, ‘lufta’ që u bë dhe iu tha votuesve që e keqja e madhe është Rama, kjo ka rënë. Kjo po ndodh sot në Kuvend. Teatri i radhës, shfaqja e radhës”, tha Shehu.

Lini një Përgjigje