
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në Paris ku po mbahet Forumi i Paqes.
Rama tha se shqiptarët vijnë nga Ferri dhe janë lajmëtarë, teksa shtoi se kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji i Shqipërisë. Më tej, ai tha se shqiptarët meritojnë një vend në Parajsë, ndërsa për francezët dhe britanikët nuk jam i sigurtë tha Rama me batuta.
“Bashkëpunimi rajonal nuk është alternativë, por e vetmja rrugë për anëtarësim në BE. S’mund të jemi europianë në Europë dhe ballkanas në Ballkan edhe pse e shoh që BE është ballkanizuar dhe po krijohen probleme.
Shihni Francën dhe Britaninë.
Mos kërcënoni, bashkëpunoni, sepse vijmë nga Ferri dhe jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë ok, nëse jo prap ok. Kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji i Shqipërisë. Nëse bëhet mirë do të themi bëmë pjesën tonë.
Kur të shkojmë përballë Shën Pjetrit do na jepet një vend në Parajsë se jemi shqiptarë, për francezët dhe britanikët nuk jam i sigurt”, tha Rama.
Lini një Përgjigje