TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 10:33

Rama lajka Melonit në Paris: Është e mrekullueshme! Italianët shqiptarë të veshur me ‘Versaçe’

Shkruar nga Pamfleti
Rama lajka Melonit në Paris: Është e mrekullueshme!
Kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes në Paris citoi Donald Trump, duke thënë se kryeministrja e Italisë, Meloni “është e mrekullueshme”.  

Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin e Forumit, i cili është italian, Rama iu drejtua duke i thenë se “jeni nga një Shqipëri e Madhe”.

Rama deklaroi se italianët janë shqiptarë të veshur me “Versaçe”.

“Jeni nga Italia, jeni nga një Shqipëri e madhe në shumë mënyra. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Ju keni një grua të mrekullueshme, sic Trump do të thoshte. Nuk është e gjatë, por më besoni që kur merr fjalën është më e gjatë se mua. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist, edhe pse nuk jam fort i sigurt se çfarë nën kupton në ditët e sotme. Po të them që jam socialist në Francë, nuk dua që njerëzit të mendojnë se kanë vdekur”, deklaroi kryeministri.

Rama ka folur për edhe për Evoprën dhe pjesën tjetër të botës. Kryeministri thotë se sot Evropa nuk ndodhet në pozicionin më të mirë duke e kritikuar dhe për njëfar egoizmi për të gjykuar të tjerët për të mos kthyer sytë nga vetja.

“Besoj, unë sapo vij nga Riadi ku pata nderin të ish ai ftuar nga nisma e forumit për investimet për t ardhmes, në një vend të jashtëzakonshëm, falë asaj që përfaqësojnë në çështjet globale sidomos kur bëhet fjalë për biznesin, inovacion dhe teknologjinë.", tha ai.

rama në forumin e paqes paris rama -meloni

1 Komente

  1. T
    Ter

    Ti je pa ngjyre pa shije dhe nuk e meriton ate pozicion qe mban

    Lini një Përgjigje