
Kryeministri Rama ka deklaruar se problem në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë është Kosova dhe pikëpamjet e ndryshme në lidhje me shtetësinë e saj.
Ai u shpreh se 'Kosova është një problem sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet, ndërsa për shumicën e vendeve të BE-së, nuk është'.
“Ne jemi të patundur në idenë që jo vetëm paqja është, e mirë se çdo gjë tjetër, por komshi i lumtur, shtëpi e lumtur ma ka mësuar gjyshja.
Sigurohu që fqinjët nuk po vdesin urie. Kemi politika bashkëpunimi edhe me shtetet e tjera në rajon. Kemi një problem të madh me Serbinë, Kosova, pasi për ne është një shtet në të drejtën e vet, ndërsa për ata nuk është.
Kishim dy opsione, ose do të vijonim të mbesnim me kokën pas e të dëmtonim ekonominë e të ardhmen, ose alternativa tjetër ishte të thonim nuk ishim dakord por kjo nuk duhet të na ndalojë të punojmë për ato gjëra që biem dakord”, tha Rama nga Franca.
Prandaj e ke lene popullin tend kaq te varfer cdo nisme qe ke marre qe kur more mandatin e fundit jane ne dem te njerzve asgje nuk ke bere per te miren e tyre e mira per ty eshte te japesh se me shume ppp cdo gje e kane vetem nje grusht njerzish e ti del e jep leksione per kosoven lere ne pune te vet merri ti vetem me popullin tend .