TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 20:55

Dashi dha dorëheqjen, po Saliu pse nuk ikën? Boçi: Shehi mori 500 vota, Berisha përfaqëson 520 mijë vullnete

Shkruar nga Pamfleti

Dashi dha dorëheqjen, po Saliu pse nuk ikën? Boçi: Shehi mori

Luçiano Boçi, drejtues politik i PD-së në Qarkun e Shkodrës, tha se kjo parti do të bëjë analizat dhe secili do të mbajë përgjegjësi mbi rezultatin, por duhet të kini parasysh se janë vjedhur zgjedhjet, janë vjedhur votat.

Në podcastin ‘Të Pashoq’ Boçi u pyet se kur do të zhvillohet analiza e zgjedhjeve në PD dhe nëse duhet të largohet Sali Berisha nga drejtimi i partisë.

Boçi tha se fokusi duhet të jetë te manipulimi i zgjedhjeve, duke shtuar se gjithçka tjetër do të bëhet në kohën e duhur.

Boçi tha se në PD jemi në unison me vlerat dhe nëse Sali Berisha përfaqëson vlerat me atë do të shkojmë deri në fund.

Do prisni vjeshtën për një analizë?

Jo jo, vazhdon, ne po denoncojmë farsën zgjedhore, po paraqesim të vërtetat e 11 majit. Shikoj se ka një shqetësim shumë të madh se kur do e bëjmë ne analizën tonë, por mos harroni se jemi në luftë për votën e lirë. Kush është ai që kërkon dorëheqjen e Sali Berishës nga kreu i PD? Lulzim Basha.

Është një spinim total për të tërhequr vëmendjen duke ngritur si shqetësim madhor analizën e PD apo largimin e Berishës.

Për 4 vjet nuk u morën asnjëherë me atë se çfarë po ndodhte me qeverisjen e vendit, ndërkohë që merreshin me PD, çfarë po ndodh me PD-në.

Si do e zgjidhni?

A kërkuam qeveri teknike dhe kudo na thonin për çfarë e doni ju qeverinë teknike.

Dhe ju hoqët dorë?

Jo por ka afate, se kur hyn në fushatë zgjedhore, do të merresh me zgjedhjet.

A ka në PD zëra që kërkojnë largimin e Berishës?

Këto çështje nuk janë më të rëndësishme se ato që kemi përpara. Çdo lëvizje brenda PD merr kuptim kur të rregullohet procesi i votës.

Po Dash Shehi dha dorëheqjen?

Dash Shehi mori dhe përfaqëson 500 vota. Por nëse unë përfaqësoj 520 mijë vullnete si mund të jap dorëheqjen. Përderisa mori 500 vota ka bërë aktin e duhur. Ndërsa ato 520 mijë votat duan që të mbrojmë votat e lira, vullnetet e lira.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje