
Luçiano Boçi, i cili në 11 maj mori mandatin e deputetit, ndërsa drejtoi fushatën e koalicionit ‘PD-ASHM’ në Qarkun e Shkodrës, i ftuar në podcastin ‘Të Pashoq’ ka komentuar procesin zgjedhor, por edhe atë që pritet të ndodhë me opozitën në javët dhe muajt në vijim.Boçi tha se në 11 maj nuk kishte zgjedhje, por vjedhje. Ai tha se nëse do të bëhet një analizë atëherë do të shikoni se votuesit e së majtës janë orientuar drejt figurave anonime.
A nuk mendoni se jeni bërë pak të besdisur me të njëjtin refren duke mos i njohur zgjedhjet?
Boçi: Nëse e vërteta përsëritet do të thotë se e vërteta duhet të përsëritet. Nëse unë dua të artikuloj të vërtetën, do të artikulohet gjithmonë. Vetëm kështu mund të shërojmë të keqen.
Por PS ka marrë mandatin e 4?
Boçi: Ai mund të shpallet edhe mbret, por sërish do të ketë njerëz që do të flasin për të vërtetën. Në PS u orientua vota drejt njerëzve anonimë, shikoni me kujdes, si shpjegohet që njerëz anonimë sot rezultojmë më të votuarit në rradhët e PS dhe kanë marrë mandate deputetësh.
Por për të thënë këto të vërteta, po merrni në qafë PD?
Boçi: Jo s’po marrim në qafë PD, por po mbartim ato vlera, po themi të vërtetat. PD është një parti që ka reflektuar gjithmonë edhe mbi të vërtetat që ka mbrojtur dhe ka thënë. Nëse unë jam i gabuar që them të vërtetën, atëherë nuk po e them unë këtë të vërtetë, çfarë do të bëjë e vërteta, do varroset? Ne po nxjerrim faktet, këto fakte tregojnë të vërtetën.
Pse nuk ndryshoni rrugën?
Boçi: Si ta ndryshojmë rrugën të bëhemi si Rama? Nëse ne kemi një sistem që nuk pranon të ketë triumf të vlerave dhe ne nuk po e arrijmë, atëherë pse nuk morën vota për të qeverisur partitë e ashtëquajtura të reja. Në Shqipëri përdoren metoda ekstra-ligjore dhe pastaj ne themi e ka fajin sistemi. Të themi ne që do bëjmë një reformë të re zgjedhore, kur ai vjedh çdo reformë zgjedhore.
Lini një Përgjigje