TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 16:59

Chris LaCivita në krah të Berishës për zgjedhjet, Kokalari: Nëse i hiqet ‘non grata’, fasadë për të mbuluar pagesën

Shkruar nga Pamfleti

Chris LaCivita në krah të Berishës për zgjedhjet, Kokalari:

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar ndaj angazhimit të konsulentit amerikan Chris LaCivita në Shqipëri, duke theksuar se ai nuk përfaqëson Donald Trump. 

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Kokalari argumentoi se fitorja e Trump në zgjedhjet e mëparshme ishte rezultat i mbështetjes së fortë nga baza e tij besnike dhe figura të tjera të njohura si Elon Musk, shumica e të cilëve, sipas saj, ishin të lidhur me ngjarjet e 6 Janarit.

“Prezenca e Chris LaCivitas në Tiranë mund të ngrejë moralin e opozitës, por jo shanset për fitore.

Në fakt, nëse Berishës i hiqet non grata, kuptoni që kjo është fasada për të mbuluar pagesën e rradhës, dhe fitorja e zgjedhjeve do përfundojë sërish tek Rama, sic e kam parashikuar më parë.

Heshtja për Sazanin nga ana e Berishës, po i kthen dividentet e investimit”, shkruan Kokalari.

Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.

Chris LaCivita eshte konsulent dhe nuk perfaqeson Trumpin ne Shqiperi.

Trump fitoi nga mbeshtetja e vazhdueshme e bazes se tij besnike, dhe nga Elon Musk - shumica e te ciles, fut ketu dhe mua, ishin pjese e 6 Janarit, ate dite qe Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.

Chris LaCivita, fale fushates se fundit te Trumpit qe tashme e ka ne resume, po ben milliona te paguara nga korrupsioni i opozites.

Ne politiken Amerikane kemi nje shprehje - nuk ka gje me te ndyre se konsulentet e paguar. Jane njerezit me te pacipe 

Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas ne Tirane mund te ngrej moralin e opozites, por jo shanset per fitore.

Ne fakt, nese Berishës i hiqet non grata, kuptoni qe kjo eshte fasada per te mbuluar pagesen e rradhes, dhe fitorja e zgjedhjeve do perfundoi serisht tek Rama, sic e kam parashikuar me pare.

Heshtja per Sazanin nga ana e Berishes, po i kthen dividentet e investimit.

 

Lini një Përgjigje