TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 15:56

Arrestimi i Veliajt, reagon zyrtarisht PD: SPAK vepron me regji, tentoi të sfumojë paktin me njeriun e Trump për fushatën

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, reagon zyrtarisht PD: SPAK vepron me regji, tentoi të

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Edhe pse deri dje çfarë nuk i thoshin Prokurorisë së Posaçme, sot e kanë akuzuar se e ka bërë me qëllim arrestimin.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka pretendon se me arrestimin e Veliajt, SPAK vërtetoi se është në shërbim të Ramës. Sipas tij, aksioni erdhi për të sfumuar paktin e PD me njeriun që i bëri fushatën Trumpit.

SPAK thjesht vërtetoi dhe një herë se është në shërbim të Ramës duke dashur të lerë në hije me këtë lajm faktin qe grupi i cili nxori fitues Presidentin Trump, do drejtoje dhe PD ne fitore! Ky lajm vërtetoi po ashtu ose rikonfirmoi se për interes te tij Rama shet dhe pjellën e tij!”, shkruan Paloka.

Edhe demokrati Belind Këlliçi pretendon se lëvizja e SPAK vjen për këtë arsye.

Të nderuar qytetarë, Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë! Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit. Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një. Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!

Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt. Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë”, tha ai.

Lini një Përgjigje