
Kreu i qeverisë, Edi Rama është nisur urgjent drejt Tiranës pas caktimit të masës së sigurisë nga GJKKO për kryetarin e bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit, raporton “BW”.
Kujtojmë se pak minuta më parë agjentët e BKH-së i komunikuan Veliajt brenda Bashkisë së Tiranës masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
Lini një Përgjigje