TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 14:06

SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!
Momenti kur Veliaj shoqërohet nga agjentët e BKH-së

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjithashtu mësohet se është lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Kjo e fundit ndodhet jashtë vendit aktualisht dhe nuk i është komunikuar ende masa. 

Veliajt mësohet se i është komunikuar masa e arrestit brenda zyrës së tij në Bashkinë e Tiranës nga agjentët e BKH-së. Aktualisht kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas e kanë shoqëruar për në Blloku i Sigurisë. Gjithashtu mësohet se GJKKO ka lëshuar edhe 5 masa sigurie detyrim paraqitje.

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK, për të njëjtën çështje, që është vendosur arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Si nisi hetimi?

Akuza e SPAK bazohet mbi kallëzimin e personit anonim, Nesti Angoni. Kallëzimi u dërgua me postë në SPAK. Nisur nga kjo u regjistrua dosja në hetim por nuk ishte regjistruar emri i kryebashkiakut si person nën hetim.

Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror.

Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Foto: Shoqërimi i Veliajt nga agjentët e BKH-së

SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!

Lini një Përgjigje