TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 12:06

Moti bën kthesë nga nesër, meteorologu Hakil Osmani tregon si pritet të jenë temperaturat gjatë javës

Shkruar nga Pamfleti

Moti bën kthesë nga nesër, meteorologu Hakil Osmani tregon si

Dita e hënë nis me mot të qëndrueshëm, duke pasur intervale të gjata me diell.

Meterologu Hakil Osmani thotë se nga dita e martë e deri të premten, në vend do të ketë reshje shiu. Osmani thot gjithashtu se në zonat malore do të rifillojnë reshjet e dëborës. 

Ndërsa për fundjavën, Osmani theksoi se ka sinjale që të vijojnë reshjet e shiut, të cilat tha ai, do të jenë në formën e rrebesheve.

“Dita e hënë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në territorin shqiptar, duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave të cilat, më të dukshme bëhen në pjesën e dytë të ditës. Duke filluar nga dita e martë, e të paktën deri ditën e premte, pritet të kemi shpeshtim të vranësirave në territorin shqiptar. Do kemi rritje të lagështirës, do të kemi prezente reshjet e shiut në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Përsa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale janë regjistruar sot në -5 gradë celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet regjistrohen rreth vlerës 15 gradë celcius në orët e mesditës në ultësirës perëndimore. Duke filluar nga dita e martë, deri ditën e enjte, temperaturat do të luhaten në vlerën 13-15 gradë celciues. Të premten do të kemi rritje të temperaturave të ajrit”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje