TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2025, 19:48

Mbyllet procesi i votimi në Kosovë, reagon presidenti Begaj: Qeveria e re të vazhdojë punën për të mirën e vendit!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet procesi i votimi në Kosovë, reagon presidenti Begaj: Qeveria e

Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për ushtrimin e të drejtës së tyre.

Me anë të në një postim në rrjete sociale, presidenti shqiptar shkruan se qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre të lirë ndërsa shtoi se uron që qeveria e dalë nga këto zgjedhje të vijojë punën për të mirën e vendit.

Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, shkruan Begaj.

Lini një Përgjigje