TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 09:02

Marrëveshja e emigrantëve/ Meloni kërkon “shpëtim” nga Rama, Italia planifikon t’i kalojë juridiksionin e kampeve Shqipërisë!

Shkruar nga Rinaldo Frignani

Marrëveshja e emigrantëve/ Meloni kërkon

Qeveria italiane ka vendosur të modifikojë marrëveshjen me Shqipërinë dhe mund ta bëjë këtë me anë të një dekreti.

Rivendosja e menjëhershme e funksionimit të qendrave shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë që pritet për 25 shkurtin e ardhshëm. Edhe me koston, si mjet të fundit, të heqjes së juridiksionit italian mbi strukturat, që është baza e traktatit të nënshkruar me Tiranën.

Ky është objektivi i qeverisë që ka vendosur të modifikojë marrëveshjen me Shqipërinë dhe mund ta bëjë këtë me anë të një dekreti.

Pas tre refuzimeve radhazi të ndalimeve të emigrantëve nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, qeveria italiane është duke kërkuar një mënyrë, për të përjashtuar juridiksionin e magjistratëve italianë për menaxhimin e refugjatëve që do të riatdhesohen.

Në këto orë po shqyrtohen hipoteza të ndryshme për rifillimin e transferimeve të emigrantëve, por këtë herë me një diskutim më të gjerë, që nuk përfshin vetëm të shpëtuarit në det dhe që vijnë nga vendet e përfshira në listën italiane të të sigurtëve, por edhe ata që ndodhen tashmë në pikat e nxehta dhe qendrat e pritjes në territorin kombëtar.

Kjo u diskutua në një takim të premten e kaluar, gjatë të cilit u shfaq mundësia që qendrat shqiptare të mund të transformoheshin në CPR – pra dedikuar ekskluzivisht për riatdhesimin e refugjatëve që mendohet se nuk kanë kushtet për të marrë mbrojtje ndërkombëtare nga Italia – ose në qendra pritjeje. Dhe në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma.

Në çdo rast, ndërsa pret opinionin e gjyqtarëve të Luksemburgut, ekzekutivi përsërit vullnetin e tij për të ecur përpara. Dhe kjo është arsyeja pse një tjetër samit është planifikuar për sot. Takimi mund të fokusohet edhe në diskutimin e dekretligjit të ri – hipotezuar ndër të tjera nga Ministri i Çështjeve Evropiane Tommaso Foti – i cili në planet e qeverisë mund të japë një zgjidhje ligjore të besueshme pas dënimeve të gjyqtarëve për paraburgimet në Shqipëri.

Por opozita ka dalë sërish kundër kësaj ideje duke e quajtur këmbënguljen e tyre si djallëzore.

"Këmbëngulja është djallëzore, qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri që po krijon një përplasje të paprecedentë mes pushteteve dhe një humbje burimesh", shpjegon Simona Bonafè, drejtuese e grupit të Partisë Demokratike në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës për të cilën ekzekutivi ngul këmbë në përpjekjen e papranueshme për të zgjedhur gjyqtarët e vet dhe për të rishkruar rregullat.

Për kreun e grupit Avs në të njëjtin komision, Filiberto Zaratti, “ata janë futur në rrëmujë, duhet të ndalojnë së shpërdoruari paratë e italianëve”.

Gjithashtu në tryezë është çështja libiane dhe shenjat paralajmëruese të një vale të re largimesh emigrantësh. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme konfirmojnë se ardhjet në vitin 2025 janë më të larta se ato të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar: 4144 kundrejt 3169. Edhe pse në muajin aktual janë më të ulëta se në shkurt 2024 (665 kundrejt 2301).

Nga “Raporti për situatën gjeopolitike të kontinentit afrikan” i miratuar nga Copasir, del se në Libi “ka rreth 700 mijë emigrantë të parregullt” dhe të tjerë “700-800 mijë janë në Tunizi”. Jo gati për t'u larguar, por nuk përjashtohet mundësia që disa të drejtohen në kanale kriminale të lidhura me trafikantët. Aq më tepër që Copasir nënvizon ekzistencën e një lidhjeje midis organizatave që shfrytëzojnë flukset e parregullta dhe atyre terroriste që kërkojnë para kur karvanët kalojnë nëpër territoret që ata kontrollojnë./Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”

Lini një Përgjigje